Hovenieri shprehet i privilegjuar që shërbeu si ambasador i Amerikës në Kosovë, merr urdhrin 'Dr. Ibrahim Rugova'

Hovenieri shprehet i privilegjuar që shërbeu si ambasador i Amerikës në Kosovë, merr urdhrin 'Dr. Ibrahim Rugova'

10:52, 11/12/2024

Diplomati amerikan në largim, Jeff Hovenier, është shprehur i privilegjuar që shërbeu si ambasador i ShBA-së në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, ai thotë se urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” të cilën ia dorëzoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka domethënie të madhe për të.

“Thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për dorëzimin e urdhrit “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja Vjosa Osmani mbrëmë. Urdhri ka domethënie të madhe për mua pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ka qenë një privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Hovenier, njofton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco