5 kandidatë në garë për 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

5 kandidatë në garë për 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

16:11, 05/11/2024

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Komisioni konstatoi se pesë kandidatë i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: Selman Ymeri, Flamur Mrasori, Ardita Haxhnikaj-Demi, Ramadan Gashi dhe Avdylkadër Muçaj.

Travel To These 15 Bucket List Worthy BeachesKingdom Of Men
by Taboola

Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i të nominuarve të mbahet më 14 nëntor 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco