Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë qëndrimit në Kosovë ka shijuar edhe prodhimet vendore duke ndarë dhe një opinion sesa i shijshëm është ushqimi kosovar, raporton Ekonomia Online.
Pasi dje ka ngrëne byrek me djathë dhe me mish, ai sot ka shkuar në takim me Kurtin i ngarkuar me një qese me prodhime të tregut vendës.
Bettel nuk i ka shkuar Kurtit duarthatë, por me kek strudlet, produkt i kompanisë “Liri”. Madje, ai ka ekspozuar para mediave keksat -biskotat kosovare, duke i ngritur lartë me duar strudlet që siç duket kanë lënë shije të mirë tek ai.
Best Hydraulic Press Machines Luxembourg 2024Machinery I Search AdsBettel është burrështetasi i parë që viziton Kosovën dhe kaq hapur reklamon prodhimet vendëse të shtetit tonë.
Po ashtu dhe vizita e tij në Kosovë kryesisht ka pasur fokusin te zhvillimi ekonomik.
© SYRI.net