Dërgohen në mbajtje për 48 orë polici e doganieri që u arrestuan për marrje ryshfeti

Dërgohen në mbajtje për 48 orë polici e doganieri që u arrestuan për marrje ryshfeti

12:43, 05/11/2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se janë ndaluar për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor në pikën kufitare Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, polici e doganieri janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartcekur  do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Më herët Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se polici dhe doganieri janë arrestuar pas dyshimit se në koordinim ata merrnin pagesa të jashtëligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco