Gjashtë të lënduar pas një aksidenti në Prishtinë

Gjashtë të lënduar pas një aksidenti në Prishtinë

09:20, 05/11/2024

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së martës në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco