Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë Xavier Bettel.
Osmani dhe Bettel, diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Ajo e falënderoi kryediplomatin e Luksemburgut, për mbështetjen e vazhdueshme dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas të parës së shtetit, Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Më tej, Presidentja Osmani potencoi se progresi në Agjendën e Reformave Evropiane, reflekton një gatishmëri të fortë për anëtarësim në BE.
âKosova ka ndĂ«rmarrĂ« hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kriteret e BE-sĂ«, duke zbatuar reforma qĂ« nxisin stabilitetin rajonal dhe rrisin qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ekonomikeâ, tha ajo.
âPresidentja Osmani pĂ«rgĂ«zoi ministrin Bettel pĂ«r objektin e ri tĂ« ambasadĂ«s sĂ« Luksemburgut nĂ« KosovĂ«, i cili inaugurohet sonte, duke shfaqur besimin se kjo krijon parakushte pĂ«r intensifikim tĂ« raporteve ndĂ«rmjet dy shteteveâ, thuhet nĂ« njoftim transmeton Klankosova.tv
Ndër të tjera, Osmani dhe Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
© SYRI.net