Haradinaj pritet në Pentagon, publikohen pamjet

Haradinaj pritet në Pentagon, publikohen pamjet

22:52, 21/10/2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në Pentagon, gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, i cili po e shoqëron në këtë vizitë.

“Nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco