Statovci folës në forumin Parlamentar të Bankës Botërore:

Statovci folës në forumin Parlamentar të Bankës Botërore:

19:46, 21/10/2024

Deputetja e Guxos nga radhët e pozitës do jetë pjesë e panelit diskutues në Forumin e Parlamentit të Bankës Botërore në Uashington.

Statovci do jetë folës në sesionin “Zgjidhjet Multilaterale në Konfliktet e Tashme”, ku do të flas për progresin e Kosovës në zhvillimin e ekonomisë, procesin e dialogut dhe bashkëpunimit me aktorët multilateralë.

Është vet deputetja Statovci që ka bërë këtë njoftim duke shtuar “Do të kem mundësinë të ndaj shembullin e Kosovës, lidhur me procesin e dialogut dhe bashkëpunimin me aktorët multilateralë, përpara deputetëve nga 70 vende të ndryshme”.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë forum ka rënësin e saj duke pasur parasysh investimet e mëdha që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore që ka bërë për vendin tonë, raporton Syri Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco