Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti do të synojë të vendime që nuk kërkohet votimi në Kuvend, pasi ka humbur shumicën.
Ymeri ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të tentojë që për efekt elektoral ta përdorë sërish Policinë e Kosovës në veri të vendit, ndërsa thekson edhe ndonjë rritje eventuale të paga siç bëri me pensione.
“Mendoj që Qeveria do të ndërmerre të gjitha ato vendime në të cilat nuk ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit sepse po shihet që mbështetja e Kuvendit për Qeverinë nuk është më si ka qenë edhe me parë kanë pasur probleme në ligje të caktuara mirëpo tash praktikisht Vetëvendosja vështirë se mund t’i ketë 61 deputet duke pasur parasysh largimin e deputetëve prej grupit të vet parlamentar, dhe duke pas parasysh edhe një ftohje graduale dhe të dukshme shpeshherë e marrëdhënieve me pjesëtar të komuniteteve jo shumicë edhe jo serbë”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë se ka rrezik që kryeministri Kurti të ndërmarrë aksione në veri të vendin për qëllime elektorale. Anash nuk e lë as ndonjë rritje të pagave siç e bëri me pensionet.
“… mendoj që kjo do të jetë momenti kryesor sepse nuk është se ka ndonjë vendim tjetër kush e di sa të madh që pritet me marr natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes. Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rris edhe pagat t’a bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta”, ka deklaruar Ymeri per EO.
© SYRI.net