Ozempic-u mund të ndihmojë në luftën kundër varësisë nga droga dhe alkooli

Ozempic-u mund të ndihmojë në luftën kundër varësisë nga droga dhe alkooli

15:29, 19/10/2024

Ilaçet për rënie në peshë si Ozempic-u dhe Mounjaro, të cilat trajtojnë edhe diabetin, mund të ndihmojnë përdoruesit që të luftojnë edhe abuzimin me drogën dhe alkoolin.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore "Addiction" të mërkurën tregoi se rreth 1.3 milionë subjekte që luftuan me abuzimin e substancave gjatë një periudhe tetë vjeçare kishin më pak gjasa ta tepronin kur merrnin medikamente të tilla.

Personat e varur nga alkooli, të cilëve u jepeshin ilaçe si Ozempic, kishin 50% më pak gjasa për të pirë alkool. Përdoruesit e opioideve treguan një normë 40% më të ulët të mbidozave.

Studiuesi kryesor Fares Qeadan nga Universiteti Loyola i Çikagos i tha Radios Publike Kombëtare se gjetjet e tij i tejkalonin pritshmëritë.

"Ndonëse ne supozuam se këto medikamente mund të ndikojnë te dëshirat dhe sjellja që kërkon incentiva, ulja e vërejtur në rezultatet e rënda për individët me çrregullime të përdorimit të opioideve dhe alkoolit sugjeron një efekt më të gjerë, më mbrojtës sesa pritej," sipas Qeadan.

Ilaçet si Ozempic-u dhe Mounjaro frenojnë në mënyrë efektive të ngrënit duke i bindur trupat e përdoruesve të tyre që të ndjejnë se kanë konsumuar mjaftueshëm ushqim. Studimi i Qeadan tregon se diçka e ngjashme mund të ndodhë për përdoruesit e drogës dhe alkoolit që kërkojnë intoksikim.

"Megjithëse rezultatet janë premtuese, ato theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme, veçanërisht prova klinike të ardhshme, për të vërtetuar këto asosacione dhe për të kuptuar mekanizmat themelorë," përfunduan studiuesit.

Ekipi i Qeadan-it pretendon se gjetjet e tyre janë një rast për "eksplorimin e barnave ekzistuese për aplikime të reja". / New York Daily News - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco