Arrestohen babë e djalë në Malishevë, u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshje

Arrestohen babë e djalë në Malishevë, u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshje

09:00, 19/10/2024

Policia e Kosovës ka arrestuar babë e djalë në Malishevë, meqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Malishevë  18.10.2024-19:45. 

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco