Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici, Prokuroria Speciale del me detaje për aksionin te Ministria e Liburn Aliut

Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici, Prokuroria Speciale del me detaje për aksionin te Ministria e Liburn Aliut

13:15, 08/10/2024

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shoqëruar në Polici.

Kjo pas aksionit të sotshëm në ministrinë e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Përveç aksionit brenda kësaj ministrie Policia bastisi edhe shtëpinë e Bytyqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës me anë të një komunikate për media, ka konfirmuar aksionin në Ministrinë e Liburn Aliut.

Në komunikatë thuhet se janë dy persona të dyshim dhe atë për tri vepra penale.

"Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, njofton Prokuroria Speciale.

Ndryshe, ky aksion po zhvillohen në lidhje me raportimet e Albanian Post, për ambalazhuesit të ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco