Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Tek objekti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës kanë arritur edhe dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës. Ndërsa dyshohet se në njërën nga veturat e Policisë së Kosovës ka qenë prezent Izedin Bytyqi.
Për këtë, nga Prokuroria Shtetit kanë thënë se së shpejti do të dalin me një komunikatë për media.
Dukagjini/ Foto: Unitet Berisha
Portali Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga autoritetet zyrtare, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Artikulli do të përditësohet sapo të ketë njoftime zyrtare.