KFOR, misioni i NATO-së në Kosovë, ka bërë të ditur se trupa të saj kanë bërë sot patrullim në Komunën e Leposaviqit.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ata kryen pika kontrolli të automjeteve.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR, të udhëhequr nga NATO, kryen pika kontrolli të automjeteve brenda Komunës së Leposaviqit”.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net