Vetaksident trafiku në Viti, tre të lënduar

Vetaksident trafiku në Viti, tre të lënduar

09:41, 07/10/2024

Të dielën në Remnik të Vitisë është raportuar për një vetaksident ku janë lënduar tre persona.

“Është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco