Mbishkrimet ‘vdekje shqiptarëve’, reagon ashpër deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Mbishkrimet ‘vdekje shqiptarëve’, reagon ashpër deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

16:00, 13/08/2024

Deputeti shqiptarë në Parlamendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas një grafiti me mbishkrimin ‘Vdekje shqiptarëve'.

“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, deklaroi ai.

Ndryshe, këto grafite vijnë një ditë pas protestës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në sheshin e Bujanocit, të cilët kërkuan drejtësi e barazi dhe dolën kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që po bëhet nga Beogradi.

Postimi:

Albanofobia e nxitur

Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtori i Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc.

Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim “Smrt siptarima” (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur.

Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë.

Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco