Një grup grash dorëzojnë kërkesë te komandanti KFOR-it: Mos lejoni hapjen e Urës së Ibrit

Një grup grash dorëzojnë kërkesë te komandanti KFOR-it: Mos lejoni hapjen e Urës së Ibrit

15:52, 13/08/2024

Një grup grash serbe nga Mitrovica e Veriut kanë dorëzuar një kërkesë/peticion te çadra ku qëndrojnë të stacionuar karabinierët italianë në Urën e Ibrit.

Ato kërkuar që kjo kërkesë/peticion i tyre të dorëzohet te komandanti i KFOR-it, ku u bëhet thirrje të mos lejojnë hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjete.

“Nëse, nën presionin politik nga qeveria ose ndoshta një vend i NATO-s, ju vendosni të reduktoni praninë tuaj në urën e Ibrit, do t’i dërgoni një mesazh të tmerrshëm komunitetit në veri se frika dhe ankthet e tyre për politikat dhe synimet e Qeveria në Kosovë janë të parëndësishme. Ju do të dërgonit një mesazh se shkatërrimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe përshkallëzimi është diçka që duhet të shpërblehet”, thuhet në letrën e tyre, siç e citoi “KoSSeV“.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco