Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, në një intervistë në ‘Info Plus’, në RTK, ka folur për protestën e sotme të mbajtur në Preshevë kudër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Ai tha se qëllimi i kësaj proteste është që Beogradi zyrtar të detyrohet të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë, të nënshkruara nga vet ata.
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se ka pasur një plan i hartuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, bashkë me OSBE-në ku parashihej afatizimi i integrimit të shqiptarëve të Luginës, duke shtuar se kaluan disa vite dhe ende nuk është zbatuar ai plan.
“Më 2022, Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte nisur një nismë bashkë me OSBE-në për të hartuar një plan aksionar, në të cilin përcaktohen datat dhe afatet e integrimit të shqiptarëve të Luginës dhe, ja, tani jemi në vitin 2024 dhe akoma ia plan nuk ka filluar”, deklaroi Kamberi.
Mother Has Special-Looking Baby; Doctor Gets Pale After DNA TestTip ParentsAi më tej theksoi se kjo protestë qytetare ka për qëllim që, krahas angazhimit tonë politik e institucional, të përdoret edhe ky mekanizëm në mënyrë që Beogradi zyrtar të obligohet të përmbushë detyrimet e veta.
Kamberi, mes tjerash, ka folur edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të asaj ane që, sipas tij, ky është një mekanizëm i Serbisë për shpopullzimin e shqiptarëve nga ato vise të banuar me shqiptarë, derisa përmendi një varg pikash të marrëveshjeve me shtetin serb, të cilat ende nuk janë përmbushur, ndër të tjera mosnjohja e diplomave, etj.
© SYRI.net