SYRI TV/ Vrasja e 42 vjeçarit, pritet furtinë në Policinë e Pogradecit

14:39, 12/08/2024

Syri Televizion ka siguruar pamjet e momenteve te fundit të jetës së 42 vjeçari Egli Proga, që humbi jetën pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij në një lokal në Pogradec, nga 30 vjeçari Denis Meçe, nip i një zyrtari të lartë socialist në këtë rreth.

Ky është momentI ku Proga ka dalë nga lokali pas dhunës së shtruar ku duket qartë se nuk e kontrollon dot ekujlibrin kur ecën.

SYRI TV

42-vjeçari është parë nga kalimtarët e rastit të cilët janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, por Proga për shkak të dëmtimeve të marra dhe hemoragjisë ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Ngjarja që u raportua si vrasje aksidentale por që rezultoi një vrasje pritet të shkarkojë fortunë në  Drejtorinë e Policisë së Korçës dhe Komisariatin e Pogradecit.

Për vrasjen e dhunshme të 42 vjeçarit Egli Proga nga Denis Meçe në Pogradec, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit,

Drejtoria e Standardeve  do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco