Rritet prania e KFOR-it në Urën e Ibrit, të pranishme edhe automjetet e EULEX-it

Rritet prania e KFOR-it në Urën e Ibrit, të pranishme edhe automjetet e EULEX-it

14:14, 12/08/2024

Në urën kryesore mbi Ibër, që nga mëngjesi i sotëm janë vënë re forca më të mëdha të KFOR-it.

Në periudhën paraprake në urë kanë qenë kryesisht dy vetura me karabinierë, ndërsa që nga mëngjesi i sotëm ka më shumë automjete se zakonisht, raporton Kosovo Online.

Përveç KFOR-it, shihen edhe automjetet e EULEX-it dhe një veturë e policisë.

Në urë ka edhe punëtorë, të cilët po vazhdojnë riparimet e nisura pak ditë më parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco