Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

20:54, 11/08/2024

Një person në Prishtinë është plagosur me armë zjarri, kjo ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”.

Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Dukagjinin e cila ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,  ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco