Haxhiu për Faton Hajrizin: Shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

Haxhiu për Faton Hajrizin: Shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

20:48, 11/08/2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me mijëra qytetarë të Kosovës, i dhanë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit në Klinë të Ulët, këtë të diele.

Për Hajrizin u organizua një ceremoni madhorë e varrimit, ku rruga deri të vendi ku do të pushojë përgjithmonë ai, u kthye në kolona të stërgjatura.

Ndërkaq, deputeti u shpreh se i ndjeri ishte personi i parë që shkoi nga Kosova dhe vrau policët serbë në Serbi, pasi sipas Haxhiut, deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.

Discover the Benefits of Deep Freezers in Your Laboratory: Mexico Prices May Surprise YouLab Freezers | Search Ads 
Search Now
by Taboola

“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!”, u shpreh Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Serbisë, Faton Hajriziu vra më 19 korrik të këtij viti, i cili dyshohej, përsëri sipas Serbisë, që vrau një polic serb e një tjetër e plagosi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco