Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë sot nga një zjarr i madh.
Togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se njësitë policore i kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.
Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullnetarë.
“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyqi.
© SYRI.net