Alarm i rremë për bombë në një diskotekë në Ferizaj

Alarm i rremë për bombë në një diskotekë në Ferizaj

09:35, 11/08/2024

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Ferizaj.

Sipas policisë është thënë se në një diskotekë në këtë komunë është vendosur një bombë, megjithatë në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, ka njoftuar policia.

 

Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco