Kërcënim për bombë në performancën e Azet&Albi në Ferizaj

Kërcënim për bombë në performancën e Azet&Albi në Ferizaj

21:39, 10/08/2024

Një kërcënim për bombë në diskotekën “Diamonds Club” në Ferizaj ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës. Plot njësi policore kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në hapësirat e diskotekës  dhe kanë kryer kontrollet mbi dyshimet për mjetin shpërthyes.

Siç raportojnë mediat kosovare kërcënimi për bombë është dërguar në adresën e Policisë së Kosovës, ku është paralajmëruar se sulmi do të kryhet sonte, në performancën e artistëve Azet dhe Albi.

Të gjitha njësitë përkatëse, duke përfshirë njësinë K9 dhe EOD kanë intervenuar në orët e para të mëngjesit – teksa diskoteka u zbraz me urdhër të Policisë dhe vendi u rrethua me shirita.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij, është iniciuar hetimi për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm për t’u zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco