Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar së fundmi në Tiranë si përfaqësuese të tyre, një tjetër diplomate, znj. Nancy VanHorn, por sërish si Të Ngarkuar me Punë dhe jo si ambasadore të tyre.
Pikërisht për këtë vonesë në emërimin e ambasadores së përhershme në Shqipëri, pse po ndodh e çfarë arsyesh të fshehura mund të ketë, iu kërkua mendimi sot, ndër të tjera, diplomatit të njohur Agim Nesho, i ftuar në SYRI TV, në Edicionin e Pasdites, nga gazetari Edvin Parruca.
SYRI TV: z. Nesho, Prej kohësh, Tirana pret një ambasador të SHBA, i cili po vonon të vijë. U prezantua tashmë një E Ngarkuar me Punë nga SHBA; ka qenë virale në rrjetet sociale... Çfarë po ndodh, pse nuk kemi një ambasador?
Agim Nesho: Në fakt, përpara kësaj, dua të them që uroj Të Ngarkuarën me Punë që të shikojë marrëdhëniet midis dy vendeve; të mos jetë tepër aktive, gabimet e bëra nga paraardhëset e saj duke futur hundët direkt në politikën e brendshme të vendit por edhe iniciativa të tjera të rrezikshme - duke goditur opozitën dhe zhbalancuar zhvillimet demokratike në vend, të mos ndodhin më. Dhe kjo dihet, disa burokratë, disa përfaqësues të huaj, influencohen nga grupe interesi atje, siç ishte rasti i ambasadorëve që duartrokisnin një regjim, i cili ishte regjimi më i korruptuar i botës, siç është regjimi i Edi Ramës.
Nuk mendoj që mosardhja e një ambasadori të ketë një qëllim që Amerika nuk do që të sjellë përfaqësuesin e saj; ka qenë një nismë në senat, është shtyrë. Një nga iniciatorët e saj ka qenë zëvendëspresidenti i kandiduar për republikanët, i cili i ka bllokuar sepse ka vënë re të njëjtin shqetësim që ne po diskutojmë. Ai ka bërë provë dhe ka dashur provën nga ambasadorët e vendosur në SHBA që janë përkrahës të rrymave ekstremiste të majta, të politikave të ëaking, të shtresave të paprivilegjuara, të LGBT etj. që sjellin interesa të majta dhe jo interesat e SHBA-së. Kjo është një çështje që vë në pikëpyetje edhe për ata naivë ose “papagallë” në Shqipëri që thoshin që çdo gjë që thotë ambasadori është e mbaruar se vjen nga maja e Zotit.
Ja, këta ambasadorë sot po shikohen nga Komisioni i Jashtëm i SHBA për politika preferenciale dhe politika të ekstremit të majtë, të cilat kanë lulëzuar pa të drejtë dhe përfaqësojnë interesat amerikane siç ishte një rast i ambasadores amerikane në Afrikë, e cila kishte ngritur edhe flamurin e LGBT për të festuar festën e madhe , gjë që bie ndesh edhe me respektimin e vlerave tradicionale të politikë amerikane. Domethënë raste të tilla po shikohen me kujdes.
Unë mendoj që ne Amerikën e kemi partnerin tonë kryesor. Amerika duhet të reflektojë ndaj një politike që deri tani ndoshta është e rëndë të them e padrejtë, por një politikë e cila nuk ka qenë e vëmendshme; DASH-i i influencuar nga qarqe të tilla të manipuluara, të lobuara nga paratë e pista të krimit të organizuar shqiptar dhe më tepër, të cilët kanë dashur që demokracia, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, jo vetëm të mos funksionojë, por edhe në vendet autokratike si në Serbi e Shqipëri të lulëzojë. Këto janë kundër interesave të Perëndimit.”
Ndiqni në video intervistën e plotë me z. Agim Nesho lidhur edhe me luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, protestat që bëjnë thirrje për paqe, zgjedhjet presidenciale në SHBA etj.
Video-mesazhi i znj. VanHorn në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

© SYRI.net