Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme. Tashmë ka hapur edhe një tender për blerje të kutive të votimit dhe kapakëve me vrima. Për këtë blerje janë parapara 90 mijë euro.
Kosova tashmë është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Qytetarët e Kosovës, sipas propozimeve të bëra deri tash nga pozita dhe opozita, do t’i drejtohen kutive të votimit në muajin janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.
Gjatë ditës së sotme është hapur një tender për blerjen e kutive të votimit dhe kapakëve me vrima.
“Furnizimi me kuti të votimit dhe kapakëve të vrimës së kapakut të kutisë. Vlera e parashikuar e kontratës: 90,000.00 euro. Kuti Votimi 1500 copë. Kapaku i vrimës së kapakut të kutisë ku hedhet fletëvotimi 2000 copë. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 30.08.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.


Specifikimi dhe kapaciteti i kutisë së votimit:
60 litra

Dimensioni i kapakut të vrimës së kapakut të kutisë ku hedhet fletëvotimi, pozicioni 2 në tabelën e çmimeve
Gjatësia: 23-25cm
Gjerësia: 10-12 cm
Kapaku i vrimës ku hedhen fletëvotimet duhet të jetë i materialit të njëjtë sikurse të kapakët e kutive që janë komplet edhe me kapak të vrimës.
Kapaku i vrimës është në këtë foto në mes në kapakun e kutisë, siç mund të vërehet në kapakun e parë i mbyllur dhe në kapakun e dytë i hapur.
KQZ ka treguar se dorëzimi i mostrave duhet të bëhet jo më larg se data 30.08.2024, ora 12:00. Mostrat janë obligative për dorëzim dhe duhet të dorëzohen në harmoni me nenin 37 të Rregullores për Prokurim Publik 001/2022.
© SYRI.net