Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin në IML

Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin në IML

13:19, 09/08/2024

Në orët e para të së premtes trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë.

Pas disa javësh qëndrimi në Lloznicë të Serbisë, trupi i pajetë i Hajrizit është sjellë mbrëmë përmes pikës kufitare në Merdar.

Familjarët e Faton Hajrizit gjatës ditës kanë qëndruar përpara Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

Nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit shihen duke u larguar nga objekti i IML-së.

Në fotografitë e siguruara nga ekipi në terren i TV Dukagjinit shihet se e pranishme përpara IML-së ishte nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit.

Ata hynë në objektin e IML-së të veshur me maska ​​dhe doreza.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pas mbërritjes së trupit “institucionet e Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”.

Faton Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik të këtij viti në Lloznicë të Serbisë, nga ana e policisë serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco