‘Pse tre vite pa ambasador të Kosovës në Izrael’/ Ja si përgjigjet ministrja e Jashtme Gërvalla në Çim Peka Live

22:09, 13/05/2024

Kryediplomatja Donika Gërvalla, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Çim Peka në lidhje me mungesën prej tre vitesh të ambasadorit të Kosovës në Izrael, pas njohjes së bërë nga ky shtet shumë i rëndësishëm.

Në fillim Gërvalla u mundua ta quajë një çështje teknike mungesën e ambasadorit të Kosovës në Izrael, por më vonë pranoi se ka edhe arsye jo teknike dhe nuk preferoi ti shpalosi në publik.

‘Ne do të kishim dhe kam vërtetë arsye dhe jo teknike që nuk do të doja t’i shpërfaqja në publik të cilat jemi ‘OK’ me Izraelin që jemi kështu. Ka ndonjëherë çështjet e diplomacisë në momentin që fillon dhe bën zhurmë rreth tyre e humbin kuptimin e tyre. Jemi në rregull. Jemi në bisedime edhe Izraeli do të sjellë shpresojmë së shpejti ambasadën e tij këtu. Bashkëpunimi me Izraelin është shumë i mirë. Kemi një marrëveshje, por teksti i marrëveshjes për njohje ka mundësi shumë të mira bashkëpunimi’, u shpreh Gërvalla.

Debati në studio: 

Peka: Izraeli njohi Kosovën dhe Kosova iu përgjigj ftesës së tyre duke e dërguar ambasadën në Jeruzalem. Keni tre vite ministre dhe kemi akoma të dërguar me punë dhe jo ambasador. Çfarë ju ka bërë që në një ambasadë kaq të rëndësishme në një vend që ka qënë shumë problem për ta njohur Kosovën dhe ta lini tre vite rresht pa ambasador.

Gërvalla: Ka arsye që shkojnë përtej teknikeve por edhe thjesht procesi i pajisjes apo mbushjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme me profesionistë diplomatë të cilët dinë se çfarë bëjnë është një proces goxha i gjatë pasi nuk mund t’i krijosh diplomatët brenda dy vitesh. Procesi i rekrutimit të tyre i trajnimit të tyre është një proces i gjatë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka ambasador të karrierës të cilët do të mund të merrnin një detyrë të tillë.

Peka: Izraeli nuk është Kongo. Nuk paskeni një diplomat profesionist në një vend jo kaq të rëndësishëm për ta dërguar ambasador atje?

Gërvalla: Ne do të kishim dhe kam vërtetë arsye dhe jo teknike që nuk do të doja t’i shpërfaqja në publik të cilat jemi ‘OK’ me Izraelin që jemi kështu. Ka ndonjëherë çështjet e diplomacisë në momentin që fillon dhe bën zhurmë rreth tyre e humbin kuptimin e tyre. Jemi në rregull. Jemi në bisedime edhe Izraeli do të sjellë shpresojmë së shpejti ambasadën e tij këtu. Bashkëpunimi me Izraelin është shumë i mirë. Kemi një marrëveshje, por teksti i marrëveshjes për njohje ka mundësi shumë të mira bashkëpunimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco