Ambasadori gjerman: Nëse këshilla jonë përherë injorohet, kjo nuk krijon atmosferë të mirë

Ambasadori gjerman: Nëse këshilla jonë përherë injorohet, kjo nuk krijon atmosferë të mirë

22:33, 23/05/2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, por, sipas tij, zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Ai tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

Besnik Berisha avokat i Enver Sekiraqës: Ja ku gjendet ai

“Ne japim këshilla, nëse këshilla jonë përherë injorohet, kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme. E vetmja gjë që pandërprerë e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë  aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i vendimit të BQK-së nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai në RTK Dukagjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco