Osmani: Evropa është e plotë dhe në paqe kur t’i bashkohen të gjitha shtetet aspiruese

Osmani: Evropa është e plotë dhe në paqe kur t’i bashkohen të gjitha shtetet aspiruese

17:03, 09/05/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se Evropa do të jetë e plotë kur të gjitha shtetet që aspirojnë drejt saj do t’i bashkohen BE-së.

Në një postim në llogarinë e saj në “X”, në Ditën e Evropës, Osmani ka kujtuar një vizion e që sipas saj është një Evropë e lirë, e plotë dhe në paqe.

“Sot, derisa qytetarët e Kosovës i bashkohen evropianëve në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e plotë, e lirë dhe në paqe. Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha shtetet aspiruese dhe të përkushtuara i bashkohen BE-së”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco