Kosova s’ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore

Kosova s’ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore

15:10, 07/05/2024

Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore. Institucioni më i ngarkuar është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë me Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kështu thuhet në raportin për vitin 2023 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Në bazë të monitorimit të kësaj organizate thuhet se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të lëndimeve e vetëlëndimeve.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti përmendi rastin e parë të kompensimit të dhunimit seksual në burgun e Dubravës në vitin 2014.

Ky raport i monitorimit, Rushiti shtoi se shërben për gjenerimin e veprimeve konkreteve nga institucionet vendimmarrëse. Në prezantimin e këtij raporti, Fatmire Haliti nga QKRMT, tha se kanë zhvilluar 19 vizita monitoruese.

Rritje ka pasur edhe të numrit të lëndimeve dhe vetëlëndimeve të të burgosurve në qendrat korrektuese.
Trajtimi i personave të privuar nga liria, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se është e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale dhe të drejtave të njeriut. Ai tha se po punojnë për krijimin e kushteve ligjore që personat e burgosur të trajtohen me dinjitet. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani theksoi se ka rritje substanciale të buxhetit të Kosovës.
Në raportin e QKRMT-të për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese thuhet se të burgosurit e intervistuar u shprehën kryesisht të kënaqur me ushqimin që ju shërbehet. Po ashtu, theksohet se tri vaktet e ushqimit shërbehen nëpër salla të përbashkëta./KP
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco