1 Maji – Dita që u karakterizua me festën dhe hijen e protestës në Prishtinë -FOTO

1 Maji – Dita që u karakterizua me festën dhe hijen e protestës në Prishtinë -FOTO

13:36, 01/05/2024
1 Maji – Dita e Punëtorëve përveç që është ditë feste ku sektori publik dhe institucione të ndryshme nuk zhvillojnë aktivitetin e punës, kjo ditë për kosovarët më shumë i dedikohet pushimit dhe relaksit në vende të ndryshme kudo në vend dhe sidomos në natyrë, raporton Gazeta Sinjali.
 
Megjithatë, edhe në këtë ditë pushimi, u zhvilluan protesta e marshe protestuese në Prishtinë.
 
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për rrugët e kryeqytetit.
 
“Poshtë kapitalizmi, liri klasës punëtore”, “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë”, ‘Meritojmë paga dinjitoze”, Barazia është themeli i lirisë”, ishin këto disa nga parullat që aktivistët mbanin nëpër duar derisa marshonin në rrugët e Prishtinës.
 
Pamjet e mëposhtme janë nga marshi protestues, i cili u përcjell nga ekipe të policisë, por nuk mungonin as ushtarët e KFOR-it.
 
Për nder të kësaj dite, në Prishtinë kanë protestuar edhe SBASHK-u, sikurse edhe ish-punëtorët e KEK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco