Rinia e PDK-së me aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton qeverisë ikjen e profesionistëve

Rinia e PDK-së me aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton qeverisë ikjen e profesionistëve

12:08, 01/05/2024
Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës për nder të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
 
Me këtë rast, në mënyrë simbolike të rinjtë e PDK-së me valixhe në duar iu drejtuan ndërtesës së Qeverisë si protestë për ikjen e profesionistëve nga vendi.
 
Kryetarja e të rinjve të PDK-së, Arbnora Salihu, tha se Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur premtimin e saj për krijimin e një “ambienti të favorshëm për të gjithë punëtorët, pavarësisht kategorisë apo moshës së tyre”.
 
Ky dështim, sipas saj, jo vetëm “që cenon stabilitetin ekonomik”, por gjithashtu detyron shumë qytetarë të kërkojnë një perspektive më të mirë jashtë vendit.
 
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, bashkë me rininë e PDK-se jemi mbledhur para qeverisë, ne qëndrojmë këtu, të detyruar nga një realitet i hidhur që na nxit të shprehim shqetësimin që prek jo vetëm rininë, por çdo shtresë të shoqërisë sonë. Këtu bashkë me mua janë 7 të rinj të cilët përfaqësojnë vetëm disa nga profesionet: Policët, zjarrfikësit, mjekët/infermieret, minatorët, mësuesit, ndërtuesit dhe kamarierët”, tha Salihu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco