Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

16:05, 27/04/2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se problemit të mbeturinave në kryeqytet tashmë i ka ardhur fundi.

Rama ka njoftuar se kanë rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.

“Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Ai i ka lutur qytetarët që të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që ta mbajnë Prishtinën të pastër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco