Arrestohet në Gjakovë një shtetas i Shqipërisë, po transportonte 6 shtetas të huaj pa dokumente

Arrestohet në Gjakovë një shtetas i Shqipërisë, po transportonte 6 shtetas të huaj pa dokumente

10:18, 25/04/2024

Është arrestuar në Gjakovë një shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj, pa dokumente identifikimi.

Policia ka njoftuar se automjeti është ndalur të mërkurën rreth orës 22 e 30 minuta pas dyshimeve për kontrabandim me emigrant.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco