Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme

Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme

14:43, 23/04/2024

Profesori amerikan, Edward Joseph, përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Profesori i universitetit, “Johns Hopkins” në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur.

“Surpriza më e madhe nga përballja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në “X”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco