Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

14:36, 23/04/2024

 

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka zhvilluar takim me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas takimit në konferencën për media kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, teksa shton se Republika Çeke e ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte.

“Këtë delegacion e kemi prit me kënaqësi të madhe. Kemi bisedu për shumë gjëra. E kam falënderu kryetarin për ndihmën që na ka bërë Republika Çeke e cila është shumë dimensionale si në aspektin diplomatik, në përkrahjen e Republikës se Kosovës, po ashtu në prezencën e ushtarëve të Republikës Çeke në Kosovë. Ne kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Berisha.

Kryetari Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë, Pavel Fischer ka thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë tepër të ngushta teksa theksoi se miqësia mes dy presidentëve i ka sjellë qetësi rajonit.

“Qëllimi i takimit ishte për adresimin e sfidave aktuale në vend dhe rajon, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Marrëdhëniet tona janë tepër të ngushta dhe tepër të gjera që nga vitet e kaluara. Miqësia mes dy presidentëve tanë i ka sjellë qetësi rajonit. Komisioni ynë merret me çështjen e jashtme me mbrojtjen dhe sigurinë. Me zotin kryetar kemi parë mundësi të flasim për çështje të ndryshme në fushën e sigurisë dhe fushën e mbrojtjes. Ne  shikojmë që ka shumë projekte të cilat edhe mund të ndihmojmë për t’ ju dhënë atyre jetë për të ardhmen, jo vetëm në fushën e sigurisë”, ka thënë Fischer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco