Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë

Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë

22:34, 22/04/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje nga vizita e tij në Bullgari, duke thënë se është pritur nga liderë shtetërorë.

Ai tregoi se qëndrimi atje filloi me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit, ku tha se në fjalën përshëndetëse ka vënë theksin tek rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Për marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona, sfidat dhe mundësitë, raportet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal biseduam me Kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Dimitar Glavchev me të cilin u takuam për herë të parë, dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev, katër muaj pas bisedës në Prishtinë”.

“Ndërmjet takimeve me krerë të shtetit bullgar, isha folës në sesionin e diskutimit me titull “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në bashkëpunimin ekonomik rajonal”, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës që sivjet u zhvillua me moton “Vazhdimi i ndërtimit të urave në kohë të vështira”. Aty shpalosëm historinë tonë të suksesit dhe arritjet përgjatë qeverisjes sonë dhe vizionin tonë për sektorin e teknologjisë që dita ditës po bëhet identitet i vendit”, shkroi Kurti.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se pas Sofjes do të vazhdojë drejt Hanoverit të Gjermanisë.

“Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për më shumë takime me ndërmarrës, investitorë potencialë dhe përfaqësues politikë të landit gjerman Niedersachsen”, ka njoftuar tutje kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco