Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse përzgjedhet si emisar

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse përzgjedhet si emisar

16:50, 20/04/2024

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësojë Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.

Sipas tij, pa përparim në dialog që ë dyja shtetet, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt.

Tutje ish-presidenti slloven ka deklaruar se   është i interesuar për postin e të emisarit special të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco