17 vjeçari e ther me thikë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve

17 vjeçari e ther me thikë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve

20:46, 19/04/2024

Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan Rexha & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor.

Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë (thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshës 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit dhe hetuesit rajonal, të mbështetura edhe nga njësi të tjera, kanë identifikuar të dyshuarin E.C (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth.

Pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim-teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco