BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

12:58, 19/04/2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura në kuadër të dialogut duhet të implementohen, duke shtuar se moszbatimi i tyre sjell pasoja serioze.

Stano ka theksuar se çështja e Asociacionit është thelbësore dhe urgjente për zbatim.

“Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, ka deklaruara ai.

Ai ka thënë se progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve është i lidhur drejtpërdrejt me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“E njëjta vlen edhe për marrëveshjen e Ohrit. Përfaqësuesi i Lartë dhe vendet anëtare të BE-së, kanë qenë të qarta se progresi  në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, tani është pashmangshëm i lidhur me progresin e Kosovës e Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE”, ka thënë tutje Stano.

Nëse shtetet nuk përmbushin detyrimet e tyre, Stano paralajmëroi se do të ketë pasoja serioze dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i vetmi që do të pësojë.

Ai ka shtuar se përmbushja e zotimeve të marrëveshjeve është e rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve, dhe moszbatimi i tyre do të sjellë vetëm dëm për ta.

“Dhe nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano.

Lexo edhe: Një vit nga Marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Në 19 prill të vitit 2013, është nënshkruar marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe d

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco