Kosovarët të bllokuar në pikat kufitare nga autoritetet serbe, Tahiri: Kjo çmenduri duhet të ndalet tani

Kosovarët të bllokuar në pikat kufitare nga autoritetet serbe, Tahiri: Kjo çmenduri duhet të ndalet tani

14:13, 17/04/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Serbia nuk i ka lejuar kosovarët të kalojnë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë si reagim i dëshpëruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare”.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka shkruar Tahiri në platformën X.

Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera. Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë marrë në pyetje.

MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate.

“Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”, thuhet mes tjerash në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco