'Të japë dorëheqje'/ Veliaj sulmon Baton Haxhiun: Atë nuk e duan në Kosovë

18:18, 30/04/2024

Erion Veliaj, pasi doli nga SPAK, institucion të cilin e ka degjeneruar duke i quajtuar prokurorët kolegë të vet, ku fsheh fletë-thirrjen dhe thotë shkova vetë, e SPAK-u nuk guxon ta përgënjeshtrojë, ka folë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak on line, ku ka lëshura gojën ndaj analistëve të cilët nuk mbahen me honoraret e tij në media.

Gjatë fjalimit rrugaçëror të mbajtur në Këshillin Bashkiak hajduti i taksave të Tiranës ka sulmuar shumë analistë, pa i përmedur me emra, por një ndër të sulmuarit është kuptuar se ishte Baton Haxhiu.

Haxhiu, i cili ka një qëndrim përgjithësisht pro Edi Ramës, shquhet për neverinë që shfaq në daljet publike ndaj Erion Veliajt.

Mbrëmjen e djeshme Haxhiu ka deklaruar në Çim Peka Live se Erion Veliaj duhet të japë dorëheqje pas akuzave për aferën ‘5D’.

Kjo gjë ka shqetësuar Veliajn, i cili më shumë se ka shqetësim çfarë thotë Batoni për të, shqetohet se mos analisti, duke qenë se ka një marrëdhënie të afër me Ramën, është tmerruar se mos mendimet e Batonit janë edhe të Ramës.

Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës, ndërsa nuk u kursye në përmendjen e emrave të pronarëve të portalev.

“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco