“Bllokimi i kosovarëve”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

“Bllokimi i kosovarëve”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

13:01, 17/04/2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas bllokimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.

Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, MPJD, përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe.

Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco