Të gjithë qytetarëve u janë marrë dokumentet personale, ministria me tjetër njoftim pas bllokimit të kosovarëve nga Serbia

Të gjithë qytetarëve u janë marrë dokumentet personale, ministria me tjetër njoftim pas bllokimit të kosovarëve nga Serbia

12:24, 17/04/2024

Të gjithë qytetarëve të Kosovës u janë marrë dokumentet personale nga autoritetet kufitare të Serbisë. Kështu pohon MPJD të cilët theksojnë se disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kosovarët janë ndaluar në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi si dhe në kufirin me Hungarinë.

“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”.

MPJD tregon se për situatën i kanë njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presin që kjo situatë të përfundojë shpejtë.

“Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco