16 kosovarë janë ndaluar për intervistim nga autoritetet serbe - Deklarohet Zhitia Tours

16 kosovarë janë ndaluar për intervistim nga autoritetet serbe - Deklarohet Zhitia Tours

11:39, 17/04/2024

Pronari i kompanisë turisitike  'Zhitia Tours', Gazmend Zhitia ka folur për Syri Kosovën, ku autobusët e tyre janë ndaluar në pikat e ndryshme kufitare të Serbisë që nga dje pasmesnate.

Ai tha se aktualisht të bllokuar janë 11 autobusë me rreth 300 udhëtarë.

Duke shtuar se janë dhe autobusë të linjave tjera, Barileva, Teuta dhe Deva.

Zhitia i ka thënë Syrit, se ndalesa e qytetarëve ka ndodhur nga ora 01:15 pasmesnata.

“Janë bllokuar të gjithë autobusët të cilët kanë qenë duke udhetuar drejt Evropës por përmes territorit të Serbisë. Nga kompania jonë janë rreth 200 udhëtarë, janë ndalu 16 kosovar, i kanë intervistuar dhe i kanë liruar. Jam duke shkuar drejt kufirit me Hungarinë. Sepse ndalesat janë bërë në secilen pikë kufitare të Serbise: Hungarin, Kroacin etj. Të gjithë janë mirë por jemi pak te brengosur", ka shtuar Gazmend Zhitia për Syri.net  Kosova.

Sekretarit i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli alarmoi sot për veprimet e autoriteteve serbe në bllokimin e automjeteve nga Kosova.

Sipas tij, kjo vjen si “hakmarrje dhe nervozizëm absurd” ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Haxholli ka thënë se nga mesnata në pikëkalimin kufitar Batrovci po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë të Kosovës.

Ndërkaq, para disa minutash Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se pas gjendjes në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalimet kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

Këto dy ministri kanë udhëzuar të gjithë udhëtarët që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco