Flet avokati Artan Çerkini: Fahri Fazliu s’është arrestuar, iu konfiskua telefoni

Flet avokati Artan Çerkini: Fahri Fazliu s’është arrestuar, iu konfiskua telefoni

11:40, 17/04/2024

Gjatë ditës së sotme u raportua për arrestimin e Fahri Fazliut nga EULEX-i.

Por avokati Artan Çerkini ka thënë se Fahri Fazliu nuk është arrestuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni.

Çerkini ka deklaruar se Fazliu ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit dhe tani është i lirë.

“Nuk është arrestuar, ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit, është lajmëruar në EULEX, janë kryer procedurat e konfiskimit të telefonit dhe është liruar”, tha Çerkini.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar edhe familjari i tij, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar vetëm telefoni.

“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”

Derisa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar lidhur me këto raportime.

“Nuk kemi asnjë koment”, tha Chris Bennett, zëdhënës i Zyres së Prokurorit të Specializuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco