Policia jep detajet e fundit për gjuajtën me armë, arrestohen dy persona

Policia jep detajet e fundit për gjuajtën me armë, arrestohen dy persona

17:22, 16/04/2024

Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Ajo ka thënë se deri tani në stacion policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco