Cilësohen alarmante rastet e shpeshta të vrasjes së grave nga burrat në Kosovë

Cilësohen alarmante rastet e shpeshta të vrasjes së grave nga burrat në Kosovë

15:33, 16/04/2024

Psikologu, Dorjan Krasniqi, vrasjen e gruas në Pejë e ka quajtur fatkeqësi “që po përballemi tash e disa vite, teksa ka thënë se është e dhimbshme që në një vend me popullatë kaq të vogël të ndoshin kaq shumë raste  tronditëse”.

Krasniqi  ka thënë se rastet e tilla janë normalizuar, reagimet janë të pakta, reagimet në Facebook nuk janë mënyra e duhur dhe e vetme për të reaguar nga institucionet kryesore.

“Nuk është vonë asnjëherë, mirëpo nëse do ndodhnin 5 vrasje me radhë, dhe unë si kryesus i një institucioni do shprehja keqardhje, rastet do shpeshtoheshin, atëherë unë do refketoja tek vetja, se çfarë kam bërë për t’a parandaluar këtë, do duhet të ishte vetëfajësim dhe vetëreflektim”, ka thënë Krasniqi.

Sipas aktivistes, Neri Ferizi thirrjet e tyre kanë qenë gjithmonë drejtuar shtetit dhe kjo po “tregon që sistemi nuk ka vepruar ,nuk ka marrë masa”, teksa thotë se Ministrja e Dretësisë “duhet t’i ftojë të gjithë akterët dhe të vendosë një taksë-forcë të luftojë këtë fenomen, përndryshe nuk luftohet duke e ftuar një këngëtare t’a bëjë një këngë”.

“Kemi të bëjmë me njerëz recidivist këta njerëz kanë të hapura vepra penale brenda institucioneve tona, institucionet tona i njohin këta persona, kemi të bëjmë me institucione te shurthëra , gjykata, policia, shteti nuk ka vullnet për ndryshim, ndoshta ata pajtohen se  gruaja duhet të jetë e nënshtruar, gjendja është alarmante dhe shteti nuk po reagon: , ka thënë Ferizi.

Kurse sipas, avokates Femije Gashi, ndonëse në këto raste këta persona dënohen me burg të përjetshëm, sipas avokatës kjo është e pamjaftueshme.

Gashi ka thënë se, institucionet duhet të koordinohen, duhet të formohet një grup i cili parasheh një strategji për parandalimin e rasteve të tilla, të implikohet Ministria e Arsimit të futet lënda e të drejtave qytetare dhe respektimi i barazizë gjinore në shkolla, që nga klasa e pestë, të implikohet Ministria e Mirëqenies për Punë Sociale, pasi që në fazën e parë para aktgjykimit final, kemi të bëjmë me probleme ndër bashkëshortore lidhur me besimin dhe kontaktin e fëmijës.

“Unë propozoj që armëmbajtja pa leje të ndëshkohet shumë më shumë sepse në raste kur ka lëndime të lehta trupore apo raste në tentative edhe në vepren armëmbajtje ndëshkohet me burg mirëpo kur gjendet në vetura apo diku tjeter ndëshkohet me gjobë të mobilizohet policia bashkë me gjykatën, që këtë ta ndryshojnë”, është shprehur Gashi.

Ligji kundër dhunës në familje po e krijon mundësinë nëse gruaja e pranon që ka kaluar gjendja e acaruar,i drejtohen gjykatës për t’ia larguar masën mbrojtëse dhunuesit.

Sipas avokates, duhet të ketë ndryshim ata dhunues qetësohen, pas një kohe prap aktivizohen siç ka ndodhur në dy rastet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco